Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati në Dibër Elton Debreshi takime me qytetarët: S’e shkel kurrë djersën e gjakun e minatorëve, do luftoj për të drejtat e mohuara


Kandidati i pavarur në Qarkun e Dibrës, Elton Debreshi, ka zhvilluar një takim më banorët e Klosit. Gjatë takimit morën pjesë qytetarë, minatorë, pensionistë e të rinj.

Debreshi theksoi se Klosi e ka të lidhur fatin me minierën njësoj si Bulqiza dhe ka të njëjtat problematika.

Gjatë fjalës së tij, kandidati i pavarur tha se nuk do e shkelë kurrë djersën e gjakun e minatorëve dhe se do bëjë gjithçka që minatorët e familjet e tyre të fitojnë të drejtat e mohuara.

“Sot patëm takim në Klos me qytetarë, minatorë, pensionistë dhe të rinj. Klosi është një qytezë që e ka lidhur fatin me minierat njëjtë si Bulqiza dhe trashëgon të njëjtat drama si ajo. Unë u betova para të pranishmëve se nuk do ta shkel kurrë djersën dhe gjakun e minatorëve dhe do të bëj gjithçka që të fitojmë të drejtat e mohuara. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme.” – shkruan Debreshi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *