Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtoi policinë, arrestohet 41-vjeçari në Ersekë


Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, arrestohet 41-vjeçari.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Orest Malushi, 41 vjeç, banues në Ersekë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit), si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, kushëri i 41-vjeçarit.

Këta shtetas, në fshatin Rehovë, pasi janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin V. Sh., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, shtetasi Orest Malushi, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të rendit publik.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *