Vendosni fjalën kyçe....

Veliajn takon Zelensky-n në Kiev, premton ndihmë për rindërtimin e Ukrainës


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka vizituar Ukrainën sot ku është takuar me presidentin e vendit, Zelensky.

Veliaj është pjesë e delegacionit të Shoqatës së Qyteteve Europiane që sipas kreut të shtetit ukrainas do ndihmojnë në rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë. Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh. Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në rindërtimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre. Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani.” – u shpreh Zelensky.

Si pjesë e këtij projektim Bashkia Tiranë pritet të ndërtojë një shkollë të re në Kharkiv si dhe të ndihmojë në rindërtimin e vendit.

Më herët në Ukrainë ka qenë për vizitë edhe kryeministri Rama.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani