Vendosni fjalën kyçe....

“Ah sikur ta ktheja kohën pas, po bëj gjumë të trazuar” – Michel thotë se incidenti në Turqi po e torturon


Një diskutim trepalësh midis presidentit të Këshillit të Eropës Michel e presidentes së Komisionit Europian von der Leyen nga ana e BE-së dhe presidentit turk Erdogan shkaktoi jo pak trazira në Bruksel pasi zyrtarët u gjendën në një ‘lojë me karrige’.

Charles Michel ende nuk mund ta kapërcejë ‘incidentin e divanit’ në Ankara duke thënë se ngjarja e përndjek në gjumë.

Duke rijetuar këtë episod të vështirë, që pa Ursula von der Leyen të mbetej në këmbë para se të ulej në divan, Michel rrëfeu në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt se ai do të kishte vepruar ndryshe, nëse do kishte pasur mundësi që ta kthente kohën prapa.

“Nuk e fsheh faktin që nuk kam fjetur mirë natën që nga ajo kohë, sepse skenat vazhdojnë të përsëriten në kokën time.” – i tha Michel gazetës.

Presidenti i Këshillit Evropian, së bashku me kolegen e tij Ursula von der Leyen dhe Presidentin turk Erdogan, u takuan të martën në Ankara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *