Vendosni fjalën kyçe....

I riu rrëzon qëllimisht 92-vjeçaren, shpërthejnë rrjetet sociale (Video)


Policia e Nju Jorkut ka nisur gjuetinë ndaj një personi që shihet në pamje video duke rrëzuar një grua të moshuar.

Incidenti ndodhi të premten e shkuar në Manhatan ku shihet një i ri që shtyn 92-vjeçaren që po ecte përballë tij duke e rrëzuar në trotuar.

Pas kësaj ai largohet qetësisht ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e bizneseve pranë.

92-vjeçarja raportohet se është dërguar në spital ku mësohet se është në gjendje të qëndrueshme ndërsa policia ka nisur kërkimin për të dyshuarin duke ofruar madje edhe një shpërblim për ata që ndihmojnë në identifikimin e tij.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika ndaj të riut me ngjyrë. Ngjarja vjen javë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në duart e policisë në Mineapolis.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *