Vendosni fjalën kyçe....

Partizani kalon Bylisin e rrëmben vendin e dytë


Partizani është ngjitur në vendin e dytë të renditjes pas fitores së rëndësishme ndaj Bylisit në sfidën që i vë kapak javës së 27-të të kampionatit.

Ekipi i Ilir Dajës fitoi me rezultat të pastër 3-0 dhe tashmë e sheh veten vetëm dy pikë larg kreut që mbahet nga Teuta.

‘Të kuqtë’ janë ndër kandidatët kryesorë për titullin megjithatë deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje e çdo gjë mbetet e hapur.

Golat për Partizanin u shënuan nga Junior, Asani e Cinari në minutat 1’, 69’ e 84’. Bylisi nga ana e tij endet në fundin e renditjes dhe do duhet të djersijë shumë për të shmangur rënien një kategori më poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *