Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i anëtares së KQZ-së: Qeveria po shkel haptazi Kodin Zgjedhor, PS-ja po përfiton në fushatë nga fondet publike


Anëtarja e Komisionit Rregullator në KQZ, Helga Vukaj, ka denoncuar shkeljene Kodit Zgjedhor nga ana e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Ajo kërkoi seancë dëgjimore me Kryeprokurorin e vendit lidhur me kallëzimet e bëra në prokurorinë e Tiranës dhe ato të rretheve nga partitë politike mbi shkeljet e kodit.

“Ne sapo normuam aktin më të rëndësishem për numërimin e votave duke përçuar integritet e profesionalizëm. Ndërkohë po shkelet haptazi Kodi Zgjedhor dhe akti ynë për ndalimin e përdorimit të fondeve publike, burimeve publike dhe burimeve njerëzore në mënyrë të njëanshme e me qëllim për të avantazhuar njërën palë në pushtet në raport me palët e tjera.” – tha Vukaj.

“Ka denoncime të shumta mediatike për shpërdorime të financave publike nga pushteti qendror e vendor. Punësime të shumta elektorale, investime të pashembullta elektorale, të tipit asfalt për vota, sigurisht pa procedura, lancime procesesh publike, prokurime pa garë, shpërndarje ndihmash, parash, certifikata pronësie, natën dhe këto janë të paprecedenta në këmbim të votave. Prokurori i Përgjithshëm duhet të na informojë urgjent mbi kallëzimet e bëra në rrethe e Tiranë për krimet zgjedhore.” – shtoi ajo.

Vukaj bëri thirrje që të merren masa të menjëhershme në këtë drejtim për të parandaluar ndikimin në procesin zgjedhor në mënyrë të jashtëligjshme dhe para se krimi zgjedhor të kaplojë gjithë vendin, theksoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *