Vendosni fjalën kyçe....

Masat e reja të pandemisë, çfarë dokumenti duhet pasur për të hyrë në Kosovë nga 6 dhjetori


Nga data 6 dhjetor Kosova do ketë masa të reja lidhur me pandeminë.

Qytetarët që do hyjnë në vend duhet të kenë një nga tre dëshmitë: të vaksinimit të plotë, të vaksinimit me një dozë jo më të vjetër se katër javë bashë më testin negativ jo më të vjetër se 48 orë, vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi e ka kaluar koronavirusin të lëshuar jo më pak se 21 ditë e jo më shumë se 180 ditë.

Ndërsa nga data 3 janar 2022, në vend do lejohen të hyjnë vetëm ata që janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Nuk kanë nevojë të paraqesin dokumentet e lartpërmendura qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre orësh; ata që punojnë si shoferë me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtare, qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë vendit në 12 orët e fundit, qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzit me kush që të largohen brenda pesë orësh, diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë, fëmijët nën 12 vjeç si dhe personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencërisht të vërtetuara për mosvaksinim.