Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas, i gjendet në servis një makinë e vjedhur


Babai i Florenc Çapjas është shpallur në kërkim nga policia.

64-vjeçari Fejzulla Çapja është shpallur  në kërkim pasi në servisin e tij në Elbasan është gjetur një mjet tip ‘Alfa Romeo’ pa targa që rezulton i vjedhur në Kavajë më datë 18 prill 2019.

Brenda mjetit policia ka gjetur dy targa, gjithashtu të vjedhura në Elbasan më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Ndërkohë i biri, Florenc Çapja, ndodhet në Dubai në gjendje të lirë.