Vendosni fjalën kyçe....

LSI denoncon në KQZ tre zyrtarë të lartë të administratës në Vlorë: Morën pjesë në fushatë


Lëvizja Socialiste për Integrim e Qarkut të Vlorës ka denoncuar në KQZ, tre zyrtarë të administratës publike, duke i akuzuar se kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në takimet elektorale të kandidatëve të Partisë Socialiste.

Zyrtarët e denoncuar janë: Anjeza Shiko, drejtoresha e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës; Francesko Mucaj, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferi në pozicionin e Drejtorit të Formimit Profesional në Zyrën e Punës.

Sipas LSI-së, Anjeza Shiko ka qenë e pranishme në një veprimtari të një kandidati për deputet të PS-së. Gjë që sipas kësaj force politike, është në kundërshtim me vendimin e KQZ-së.

 “Pjesëmarrja e Anjeza Shiko është në kundërshtim me vendimin nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më konkretisht në nenin 3, pika 2 e këtij vendimi “Kryeministri, administrate e tij, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri, administrate e tyre, kryetari i bashkisë zëvendësit dhe administrate e tij, Prefekti dhe administrate e tij, drejtori i përgjithshëm i agjencive apo institucioneve në varësi të Kryeministrit, Këshillit të Ministrave ose Ministrit, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e drejtorive dhe administratat respektive, drejtuesit dhe anëtarët e organeve kolegjiale, enteve, bordeve, çdo drejtues i shoqërive tregtare në administrim nga shteti dhe në çdo ent ku shteti zotëron aksione e kapitale/kuota apo emëron shumicën e organit mbikëqyrës ose të organit administrues, titullari dhe zëvendësit e tij për ndërmarrjet shtetërore, gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, e kanë të ndaluar të drejtojnë, të marrin pjesë apo të kontribuojnë në çfarëdolloj forme,në veprimtari publike të ndaluara sipas këtij vendimi. Për sa mësipër kërkojmë shqyrtimin e rastit nga ana juaj dhe marrjen e masave sipas parashikimeve të vendimit.”– denoncon LSI.

Ndërsa Francesko Mucaj ka marrë pjesë më 5 Prill në një veprimtari publike të kandidates së PS-së, Pranvera Resulaj. Klajdi Myzaferi nga ana tjetër ka qenë pjesëmarrës në një veprimtari më datë 7 prill dhe se foto e kësaj veprimtari është postuar në Facebook nga PS Vlorë-Rajoni 5.

LSI kërkon shqyrtimin e këtyre tre rasteve nga KQZ dhe marrjen e masave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *