Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 570 viktima nga Grushti i Shtetit, rrugët e Mianmarit lyhen me të kuqe nga protestuesit (Foto)


Aktivistët pro-demokracisë në Mianmar hodhën bojë e kuqe nëpër rrugët e Yangon-it të mërkurën, ndërsa numri i të vdekurve nga përplasjet e përditshme midis protestuesve dhe ushtrisë pas Grushtit të Shtetit ka arritur në të paktën 570.

Protestuesit kundër Grushtit të Shtetit mbajtën një demonstratë për të kujtuar vdekjet dhe plagosjet e qindra individëve që kur ushtria mori kontrollin e vendit në 1 Shkurt.

Aktivistët pikturuan me porosi mesazhe në rrugë, trotuare dhe ndërtesa si pjesë e ‘grevës së bojës së gjakosur’. Ata kërkojnë rikthimin e qeverisë si dhe lirimi nga burgu të politikanëve të rëndësishëm në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *