Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Tiranë


Një person është plagosur në Tiranë pasi është goditur me thikë pas një konflikti.

Sipas policisë, i lënduar ka mbetur një person me iniciale E.K., ndërsa ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Migjeni’, pranë ish-Stacionit të Trenit.

Grupi i personave dyshohet se ka goditur me grusht edhe një shtetas me inicialet B.K., e më pas është larguar me shpejtësi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti për motive të dobëta.

Njoftimi

“Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *