Vendosni fjalën kyçe....

Dita e Pashkës, Rama dhe Basha e nisin ditën me urime


Kreu i Partisë Demokratike ka uruar besimtarët katolikë për Ditën e Pashkës.

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.
Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.
Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!”-
shkruan Basha.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një foto të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *