Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Spaho me fermerët e Pojanit: Do japim lekë në dorë për fermerët në bazë të prodhimit


Kandidati i PD-së për deputet Edmond Spaho ndalesën e radhës e bëri në fshatin Pojan, ku trajtoi problematikat e shumta të bujqësisë dhe jetës në fshat.

Në këtë takim, ai u përqëndrua tek lehtësitë e mëdha fiskale të programit të qeverisë së opozitës, e cila do të zhbllokojë krizën në bujqësi dhe në të gjithë sektorët ekonomisë së vendit.

” Ne do të japim 100 milion euro në vit subvecion për bujqësinë,  sepse ky sektor jep gjysmën e prodhimit të brendshëm dhe në fshat jeton gjysma e popullsisë së vendit. 50 milion euro do të ketë investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe në infrastrukturën e bujqësisë dhe të blegtorisë.

Kushdo që punësohet do paguajë taksën 9 përqind të sigurimeve shoqërore dhe 9 përqind do i paguajë punëdhënësi. 

Ne do ta aplikojmë taksën e sheshtë 9 përqind dhe jo 10 sa e ka rrajoni, pasi duam të rrisim investimet e huaja që do të hapin shumë vende pune”– u shpreh Spaho.

Ai tha se qeveria me në krye Lulzim Bashën, do të ndihmojë familjet e reja në fshat duke u akorduar fondin për çdo lindje prej 3 mijë lekë të reja, në çdo muaj, për 5 vite.

Po ashtu Spaho do të subvencionohen nga shteti, interesat e kredive për blerjen e banesave nga çiftet e reja. “Në prioritetet tona është dhe arsimimi i të rinjve në fshat, ku fëmijët e familjeve me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja do tu paguhen tarifat e Universitetit, nga shteti”- theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *