Vendosni fjalën kyçe....

Luan Rama nga Vlora: Nëse gjeni një socialist më shumë se unë votoni atë


Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon sot tubimin elektoral të radhës në Vlorë.

Luan Rama, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark, u ka bërë thirrje qytetarëve të zhgënjyer nga qeveria, që ta votojnë atë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai thekson se vetë është socialist dhe jo rilindas, i krimit e i korrupsionit.

 “Votoni LSI-në që pas 25 prillit të mos ketë dy Vlora: Atë të propagandës dhe atë të qytetarëve. Kur të shkoni të votoni mos harroni sa keni paguar për Covidin dhe ato nuk janë kompesuar asnjë qindarkë. Të kujtojmë çkemi hequr të trajtohemi me të ashtuquajturën shëndetësi falas. Kush voton LSI-në voton Shqipërinë.

Nëse gjeni një socialist më shumë se unë votoni atë. Por një socialist me zemër që e duan Shqipërinë kanë dhe do të kenë përfaqësues të tyre, Luan Ramën, themelues të Partisë Socialiste që e ka për nder edhe sot të quhet socialist dhe jo rilindas, rilindas i mykut, i krimit dhe i korrupsionit dhe i pushtllëkut të pushtetit. Ta kthejmë 25 prillin në ditën e madhe të Shqipërisë, shtëpisë tonë.”– tha ai.

Luan Rama tha se e ndjen veten të priviligjuar dhe të nderuar që kryeson listën e Vlorës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *