Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet 46-vjeçari në Durrës


Policia në Durrës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Personi me inicialet H.A, u kap në Pikën Kufitare me dokumente të falsifikuara. Sakaq është arrestuar edhe një 46-vjeccar me inicialet A.D, pasi ka shkaktuar një aksident, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Për fat të mirë nga aksidenti, nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

 “Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘Volvo’, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *