Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi fton qytetarët sot në protestë: Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që pritet të mbahet sot në orën 20:00 të mbrëmjes përpara Ministrisë së Brendshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi deklaron se vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve.

Ai i referohet vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në Komisariat, por edhe vdekjes së Klodian Rashës, Ilvi Metës dhe vogëlushes Jonada Avdia.

Blushi thotë se këto ngjarje nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet do të jetë Edi Rama.

“Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës! Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit!
Vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve.
Këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit.
Sot, e premte, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!”– shkruan Blushi.