Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Brenda Prillit vijnë 23 mijë doza të tjera të Pfizer-it, do ta zhdukim virusin më shpejt se shumë të tjerë në Evropë


Këtë të premte, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm lidhur me vaksinimin. Ai thotë se brenda muajit Prill, do të mbërrijnë në Shqipëri 23 mijë doza të tjera të vaksinës së Pfizer-it.

Rama thotë se me se s’bën do të lehtësohet sezoni turistik, ndërsa bën dhe deklaratën e fortë se Shqipëria do ta nxjerrë jashtë armikun e padukshëm më shpjet se shumë të tjerë në kontinentin evropian.

“LAJM I MIRË

Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER.

*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë.”- shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *