Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Belgjikë/ Arrestohet në Vjenë i dyshuari Kasandër Noga


Detaje të reja mësohen në lidhje me atentatin ndaj shqiptarit Erion Hasanbelliu në Bruksel.

Sipas Balkanweb, i dyshuari i krimit Kasandro Noga, është arrestuar nga autoritetet austriake në Vjenë. Tentativa për vrasje dyshohet se ka ndodhur për shkak të hasmërive mes dy personave.

Mediet belge shkruajnë se Noga dhe i plagosuri janë përfshirë në një grindje të përgjakshme që duket se nuk ka fund prej njëzet vitesh.

“Nuk është hera e parë që të dy tentojnë të lajnë hesapet e tyre vdekjeprurëse edhe në vendin tonë.”– raporton media belge HLN.

Kujtojmë se Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba në qendër të Brukselit, 4 prej tyre e prekën në trup dhe ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Por kush është Kasandro Noga? Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005.

Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve, ai arriti që të ishte i lirë.

Përplasja Noga-Hasanbelliu

Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.

Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të të riut nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën.