Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata jep vendimin nga QSUT-ja, “arrest me burg” për Ardian Çapjan


Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “arrest me burg” për Ardian Çapjan. Seanca për dhënien e sigurisë është mbajtur në ambientet e spitalit, pasi Çapja po merr trajtim mjekësor për shkak të problemeve me shëndetin.

Nga ambientet e QSUT-së sapo janë larguar nga spitali gjyqtarja Pajtime Fetahu e cila dha vendimin, si dhe prokurori i çështjes, Ritvan Sukaj. Nga sa raportohet, Çapja do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Ardian Çapja u arrestua përmes operacionit “Krasta 2021” pak ditë më parë, pasi dyshohet se është i përfshirë në ekzekutimin e babë e bir, Gentjan Beqiri e Nezir Beqiri., ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Ndërkohë është shpallur në kërkim vëllai i tij, Florenc Çapja. 

Gentian dhe Nezir Beqiriu vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.