Vendosni fjalën kyçe....

“Mos na helmoni fëmijët”- vlonjatët ngrihen në protestë kundër depozitimit të mbetjeve (FOTOT)


Qytetarët e Vlorës janë ngritur sot në protestë për të kundërshtuar depozitimin e mbetjeve të cilësuara si radioaktive dhe shumë të dëmshme për shëndetin.

Nën moton ‘Vlora është perlë, nuk është plehrë’, protestuesit kanë marshuar nga Skela drejt portit.

Ky reagim vjen pas disa lajmeve se lëndë kancerogjene futeshin fshehurazi me traget nga Vlora për t’u depozituar në Shqipëri.Qytetarët shprehen se nuk do të lejojnë që toka, uji dhe ajri i tyre të helmohet nga përfitues të aferave të dyshimta.

 Por akuzat janë mohuar nga kompania italiane si dhe nga prokuroria, Në procesverbalin e pasdites së djeshme për mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës mbrëmjen e datës 20 shkurt, thuhet se nga këqyrja dhe testimi i materiale me pajisjen “MINI RAD”, rezultoi se ato nuk kanë përmbajtje radioaktive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *