Vendosni fjalën kyçe....

Greva në Itali – Anulohen disa fluturime nga Rinasi


Kujdes të gjithë ju që keni planifikuar të udhëtoni sot drejt Italisë, apo të ktheheni nga Italia në Shqipëri. Për shkak të një greve katër orëshe që do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në aeroportet italiane disa prej fluturimeve janë anuluar.

Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre.

Si pasojë e grevës së datës 25 Nëntor, fluturimet nga/për TIA, që preken janë si më poshtë:

  • “Alitalia” AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA
  • “Air Albania”
  • ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA
  • ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA

Greva është planifikuar të nisë rreth orës 13.00 deri në orën 17.00. Mediat italiane shkruajnë se Alitalia ka anuluar 137 fluturime për grevën e transportit ajror që është njoftuar nga disa sindikata, si rrjedhojë e grevës së kontrollorëve të ajrit. Alitalia shtoi se pasagjerët që kanë blerë një biletë për të udhëtuar më 25 nëntor, mund të ndryshojnë prenotimin ose të kërkojnë një rimbursim deri më 2 dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *