Vendosni fjalën kyçe....

Meta, Basha dhe Kryemadhi i përgjigjen thirrjes së Di Caprios, shpërndajnë videon për Vjosën


Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë përgjigjur thirrjes së aktorit Leonardo Di Caprios për të mbrojtur Lumin Vjosa nga HEC-et.

Meta ka shpërndarë videon e aktori dhe ka shprehur falënderim për të.

Ne e duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë atë! Faleminderit dhe mirënjohje Leonardo Di Caprio për solidaritetin tuaj frymëzues! Ne jemi të vendosur, deri në 25 Prill, të mos lejojmë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa“- shkruan Meta.

Ndërsa Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shpërndarë vetëm postimin e Leonardo Di Caprios pa dhënë një shpjegim.

Kurse Monika Kryemadhi shkruan që pas 25 prillit do jetë një betejë që Shqipëria të jetë shtëpi e femijve nesër duke falënderuar Di Caprion.

Edhe unë mbështes Vjosa Park Kombëtar Tani! Faleminderit Leonardio Di Caprio dhe të gjithë aktivistëve në mbrojtje të natyrës tonë dhe të burimeve natyrore nga duart e qeverisë. 25 Prilli është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpi për të sotmen dhe të nesërmen e fëmijëve tanë”-shkruan Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *