Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: PD s’ka vënë një gozhdë, kurrë s’ka patur kaq shumë investime sa në këta tetë vjet në Librazhd


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një tjetër takim elektoral në Librazhd.

Gjatë fjalës së tij përpara banorëve, Balla deklaroi se PD-ja në Librazhd “nuk ka ngulur as një gozhdë”, por se PS-ja në tetë vitet e fundit janë kryer investime më shumë se kurrë më parë.

“Në Librazhd Qendër, problemi i parë ka qenë uji i pijshëm, që ka qenë i dëmshëm për shëndetin. Nuk rrihej në Librazhd Qendër nëse vazhdohej të digjeshin plehrat aty. Falë dhe investimit të qeverisë gjithë mbetjet tuaja shkojnë në Elbasan. Nuk e përmenda kot ujin. PD-ja ju ka gënjyer gjithmonë. Kur sic thoshte Jozefina: ‘Luli gënjen kur e pyet sa është ora’. Jo mo mos me rrejt për punët e mira që po bëhen.

A është investuar ndonjëherë para se të vinte PS-ja? PD nuk ka vënë një gozhdë në Librazhd Qendër. Kjo është një betejë për të ndarë përfundimisht Shqipërinë nga këto 30 vite tranzicion, nga kjo politikë e mbrapshtë, që nuk mund të hedhë kurrsesi poshtë atë që punon.

Unë jam gati të përballem me këdo, me këdo, me demokratin më të paepur të Librazhdit dhe të më thotë se kur Librazhdi ka marrë më shumë investime se në këtë tetëvjeçar?! Prandaj na duhet ky mandate i ri. Po na duhet për të çuar përpara shumë e shumë investime. Most ë harrojmë se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet në 30 vite.”– deklaroi Balla.