Vendosni fjalën kyçe....

Rama thumbon Bashën: Unë bëj vaksinimin masiv, ai infektimin masiv


Kryeministri Edi Rama ka thumbuar përmes një postimi rivalin e tij Lulzim Basha, i cili sot ndodhet për një piknik me të rinjtë në Elbasan.

Rama e konsideron aktivitetin e Bashës si “infektim masiv”, ndërsa vetë pretendon se ka nisur vaksinimin masiv të popullatës.

“Mirë ma thotë dikush që ma çon këtë foto në whatsap: ‘Edi Rama dhe Partia Socialiste po bëjnë vaksinimin masiv, ndërsa Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike po bëjnë infektimin masiv”– shkruan Rama.

Ai e shoqëron postimin e tij me etiketimet: “Turp, Papërgjegjshmëri dhe Rrumpallë me këta”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *