Vendosni fjalën kyçe....

“Uroj mos ta mbyllin fushatën tek Shefqet Ndroqi” – PD i përgjigjet Ramës


Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me grumbullimin e qytetarëve në hapje të fushatës, ku u shpreh se demokratët rrezikuan krijimin e vatrave të reja infektuese.

Sipas një njoftimi për mediet, PD thotë se Rama nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj rri merret me kundërshtarët.

“Turp është të lësh mijëra qytetarë pa çati mbi kokë për një vit e gjysmë. Papërgjegjshmëri është të mbash Shqipërinë në vendnumëro për 8 vite, ta largosh atë nga BE-ja dhe të mos u ofrosh asnjë të ardhme shqiptarëve. Rrumpallë është fushata e Ramës, që nuk ka asnjë arritje për të shpalosur, ndaj flet gjithë ditën për kundërshtarët.”– thuhet në reagimin e PD-së.

Kryeministri Rama, më herët gjatë paradites tha se uronte që ata që ishin te mitingu i Bashës, të mos përfundojnë duke e bërë mitingun e mbylljes tek spitali “Shefqet Ndroqi” pasi sipas tij kishin hapur vatra të reja infektimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *