Vendosni fjalën kyçe....

Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për “shantazh” mbi eksportin e vaksinave


Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për “shantazh” mbi kontrollet e rrepta të eksportit të vaksinave kundër koronavirusit, mes tensioneve të vazhdueshme mbi zinxhirët e furnizimit.

Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE-ja ishte “mashtruar” duke dërguar miliona doza në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa vetë belbëzonte.

“Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi.”– i tha ai radios France Info, citon BBC. “Por ne nuk mund ta bëjmë në këtë mënyrë.”

Të Premten, Le Drian tha se BE-ja “nuk duhet të pagujë çmimin” për politikën e vaksinimit të Britanisë.

Jean-Yves Le Drian

Ai gjithashtu kritikoi qasjen në blerjen e vaksinave, duke pretenduar se Mbretëria e Bashkuar do të përpiqej të siguronte edhe dozat e dyta.

“Mbretëria e Bashkuar ka marrë një krenari të madhe në vaksinimin e mirë me dozën e parë, përveçse tani ata kanë një problem me dozën e dytë.”- tha ai.

“Dikush nuk mund të luajë me shantazhe. Ju nuk mund të luani kështu.”-tha ai, citon BBC.

Ministri i Jashtëm nuk specifikoi atë që ai e konsideronte si shantazh, por në fillim të kësaj jave Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, paralajmëroi se kontrollet e rrepta të eksportit të BE-së mund të godisnin negativisht investimet në vendet anëtare.

Franca ka bërë thirrje që BE-ja të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit.

Përhapja e vaksinave ka filluar me ngadalësi në të gjithë bllokun dhe BE-ja ka fajësuar kompanitë farmaceutike – kryesisht AstraZenecën – për mosdhënien e dozave të premtuara. Por AstraZeneca ka mohuar akuzat që nuk po respekton kontratën e saj.

BE-ja pret të marrë rreth 30 milionë doza të AstraZenecës deri në fund të Marsit, më pak se një e treta e asaj që shpresonte.

Vaksinimi në Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë, ka qenë deri më tani më i suksesshëm se në 27 vendet anëtare të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *