Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Raporti i DASH skaner i krizës në vend, e thotë troç që “peshku qelbet nga koka”


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për raportin e DASH për Shqipërinë duke thënë se përkufizimi “troç e shqip” i tij do ishte “Peshku qelbet nga koka”.

Kryemadhi e quan raportin e DASH skaner të arsyeve të krizës institucionale ekonomike që ka përfshirë vendin.

Peshku qelbet nga koka”, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore. Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtëpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes”-shkruan Kryemadhi.