Vendosni fjalën kyçe....

PD dhe PS nisin sot zyrtarisht fushatën elektorale, në të njëjtën orë dhe përballë njëri-tjetrit në Tiranë



Kjo e enjte shënon nisjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet që mbahen më 25 Prill.

Sikurse është njoftuar një ditë më parë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin zyrtarisht sot fushatën elektorale në të njëjtin orar, por në vende të ndryshme edhe pse për hir të së vërtetës shumë pranë njëra-tjetrës.

Tubimi i PS-së është organizuar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, për të vijuar më tej në të gjithë vendin, ndërsa tubimi i PD-së pritet të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”, me dy palët përballë njëra-tjetrës. Ndërkohë forcat e tjera politike nuk e kanë caktuar ende datën e vendin e nisjes së fushatës.

Në të dyja tubimet e partive kryesore në vend kërkohet që të respektohen masat anti-Covid të vendosura nga qeveria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *