Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Sarandë: Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë



Ka nisur sot një operacion i eksportit detar, të cilin kryeministri Edi Rama e quan më të madhin në Shqipëri.

 “Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se ky operacon përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione.”- shkruan Rama ndërsa publikon një video nga operacioni në qytetin e Sarandës.

Ai dhe ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki, asisituan në kapjen e peshkut të parë ton që do të dërgohet për eksport në vendin e largët aziatik.

“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në këtë dërgesë të parë nga Shqipëria për në Japoni. Ky është një shembull mjaft i mirë për sipërmarrësit shqiptarë.”- tha ambasadori Mitsuyuki.

Rama në një moment është shfaqur në një anije peshkimi duke “pozuar” ndërsa matet me gjatësinë e dy peshqve të mëdhenj.

“Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë.”- shkruan Rama.