Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje këmbësorin 65-vjeçar


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Policia e Kavajës informon se aksidenti ka ndodhur në Qerret, kur një automjet i drejtuar nga një 40-vjeçar, ka përplasur një këmbësor 65-vjeçar. Ai nuk ka mbijetuar dot.

“Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *