Vendosni fjalën kyçe....

“Falendero kolegët apo ndonjë tjetër”- Deputeti socialist lë nam, publikon padashje mesazhin ku i tregojnë se çfarë të shkruajë


Deputeti i PS-së Florenc Spaho është i gjashti në listën e PS-së në qarkun e Elbasanit. E pas këtij rikandidimi, atij i është kërkuar nga lart të bëjë disa falenderime në Facebook. Ose të paktën kështu lë të kuptohet ai nga një gabim që ka bërë në një postim.

Spaho në postimin e tij të fundit në ‘Facebook’ ka harruar një mesazh në kllapa që e nxjerr zbuluar, se pjesën e parë të postimit të tij e kishte të gatshme.

“Falendero kolegët ose ndonjë tjetër”– kjo ishte fjalia në kllapa që ishte harruar mes rreshtave nga pedagogu. Një gafë e cila nuk mbeti pa rënë në sy nga ndjekësit e tij.

Siç shihet mëposhtë, në këtë postim atij i tregohet se çfarë duhet të shkruajë. Fillimisht ai falenderon PS-në dhe kryeministrin Edi Rama, më pas falenderon Taulant Ballën për mbështetjen dhe pas kësaj vjen mesazhi në kllapa ku i jepet dritë jeshile të falenderojë edhe kë do ai. E kështu, Spaho falenderon qytetarët dhe bashkëpunëtorët e tij, por mesazhin në kllapa ai harron ta heqë.

Pasi vuri re gabimin, Spaho e ka fshirë postimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *