Vendosni fjalën kyçe....

Zoran Zaev zgjidhet sërish lider i LSDM-së


Zoran Zaev ka fituar një mandat tjetër 4- vjeçar në drejtimin e partisë LSDM. Siç raportojmë mediet në Maqedoninë e Veriut, procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar në orën 19:00, dhe kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar me 59.240 vota “pro”, 865 “kundër”.

“Sot, deri në orën 19:00 dalja ka qenë 90%. Sipas rezultateve të para, nga 237 vendvotime, kanë arritur rezultate për 227 vendvotime. Për kandidatin Zoran Zaev kanë votuar 59240, 865 janë kundër, kurse fletëvotime të pavlefshme janë 277.”- njoftuan nga Komisioni Zgjedhor.

Këto janë zgjedhjet e para të drejtpërdrejta brendapartiake. Si kandidat i vetëm për kryetar të partisë, këto zgjedhje ai i ka cilësuar si të nivelit të lartë demokratik.

E sipas tij, LSDM-ja po shkruan historinë: “Bashkërisht shkruajmë histori duke praktikuar nivel të lartë të demokracisë brendapartiake.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *