Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen dy vëllezër në Durrës


Në lagjen nr. 5 në Durrës, dy vëllezër, M. B., 38 vjeç dhe K. B., 35 vjeç, janë plagosur pas një konflikti me një mjet prerës.

Ata aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Pas incidentit, forcat e policisë kanë identifikuar një prej autorëve të dyshuar, shtetasin R. F., 37 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë intensivisht për identifikimin e autorit tjetër, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të rastit.