Vendosni fjalën kyçe....

Dy raste të ngacmimit seksual të të miturve në Tiranë, arrestohet 60-vjeçari, në kërkim një tjetër


Dy raste të abuzimit seksual të të miturve janë zbuluar në Tiranë. Policia thotë se ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, ndërsa në një rast tjetër është shpallur në kërkim një 42-vjeçar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *