Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Tiranë 10 mijë vaksina ruse Sputnik V


Kanë mbërritur në Tiranë një sasi prej 10 mijë vaksinash anti-Covid Sputnik, të prodhuara nga Rusia.

Vaksinat janë dhuratë e Princit të Kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook se sasi të tjera vaksinash pritet të pasojnë duke krijuar mundësinë për të rritur vaksinimin ditor në vend.

“Aeroporti Nënë Tereza – Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed. Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër.” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *