Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump po planifikon të rikthehet në mediat sociale


Ish-Presidenti i SHBA-ve Donald Trump planifikon që së shpejti të rikthehet në mediat sociale. Të paktën kështu ka deklaruar këshilltari i tij Jason Miller për “Fox News”.

“Unë mendoj se ne do të shohim Presidentin Trump të kthehet në mediat sociale në rreth dy ose tre muaj.”- tha ai, citon BBC.

Sipas Miller, platforma ku Trump do të kthehet “do të jetë bileta më e nxehtë në mediat sociale” dhe do të “ripërcaktojë plotësisht lojën”.

Kujtojmw se Trump u pezullua nga Twitter dhe nga Facebook pas trazirave të janarit në Kapitol, ku humbwn jetwn pesw persona.

Trump e ka përdorur Twitter-in për më shumë se 10 vjet si një mënyrë, për të anashkaluar mediat tradicionale dhe për të folur drejtpërdrejt me votuesit. Por edhe pse ishin pikërisht rrjetet sociale që e sollën në pushtet, ishin po ato që e pezulluan disa herë gjatë zgjedhjeve derisa e bllokuan përfundimisht në janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *