Vendosni fjalën kyçe....

“Provokacja ” e Vuçiçit, reagon Rama: Harta e leshit, ai shoku i Beogradit luan me kukulla në Facebook


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas “provakacjas” që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç publikoi në facebook me hartën e Kosovës të ngjyrosur nga flamuri serb.

Rama e quajti “hartë leshi” të nxjerrë nga “ai shoku i Beogradit që luan me kukulla në Facebook”.

Rama e bëri deklaratën nga Kukësi kur po ndiqte nga afër procesin e vaksinimit të 500 mjekëve nga Kosova.

Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”. -tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *