Vendosni fjalën kyçe....

Brataj kritika partive politike: Të gjitha partitë kanë shkelur rregullat anti-covid


Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj drejtoi kritika ndaj partitive politike, të cilat sipas tij kanë shkelur rregullat anti-Covid.

Ai nënvizoi gjatë një interviste në Euro News Albania se sjelljet e tyre dhe tubimet pa asnjë përgjegjësi do të ndikojë në rritjen e infektimeve në popullatë.

Një nga shkaqet kryesorë të përhapjes së infeksionit me shpejtësie më të madhe. Kjo është shume e rrezikshme në këtë moment, kur ne e dimë prezencën e mutacioneve të reja, atij anglez në Shqipëri. Njerëzit duhet ta marrin parasysh se nuk kursen askënd, as vetë politikanët. Unë shpeshherë vetë e bëj batutë: Kush është lista, kush nuk është lista, askush nuk e di se kush shkon deri më 25 prill, sepse askush nuk e di, por nuk mund të heqësh përgjegjësinë e një organizimi sepse dihet se kur një parti bën një miting nuk mund të jetë indiferente dhe dihet shkaku. Është forca politike që e organizon atë dhe këtu nuk përjashtohet asnjë. Të gjitha partitë politike i kanë shkelur rregullat”- deklaroi Brataj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *