Vendosni fjalën kyçe....

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit


Drejtuesja e prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar penalisht anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo, Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj, shkruan BW.

Ajo i akuzon anëtarët e KPK-së për shpërdorim detyre.

Seanca e vetingut në KPK ndaj Gjatit ishte parashikuar për sot në orën 10:00 të paradites.

Gjati akuzon KPK se nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e vetingut.

“Na shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi.” – thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *