Vendosni fjalën kyçe....

Rama shigjeton Metën: Nuk mbajti dot e peshën e të pavarurit, është partia e tretë e opozitës


Kryeministri Edi Rama ka treguar si qëndrojnë raportet e tij me Presidentin e Republikës Ilir Meta duke sërish zemërimin dhe krisjen mes tyre.

“Nuk kam më asnjë surprizë nga Ilir Meta. Nuk e mbajti dot peshën e të qenit i pavarur. Është thjesht partia e tretë e opozitës ”-u shpreh Rama në emisionin Real Story.

 “Ilir Meta u zgjodh President me një shumicë, por e kishte paketën kontrolluese. Ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president tjetër. Në atë parlament ishte kandidati më i mirë. Unë e dija që po zgjidhja një kandidat të opozitës, por nuk e dija që do të ishte kaq pa peshë në raport me atë peshë të rëndë që ka ai institucion dhe ai rol. Ai vend ka për të qenë unitet mes palëve, shembull mbi palët. Ilir Meta na bëri një moment të mendojmë se ka edhe më keq se Bujar Nishani.

Presidenti i Republikës është babai i kombit. Është paqtuesi. Çfarëdo që të ketë bërë secila nga palët e sfidon presidentin. Mos e harroni që në një moment ai u bëri thirrje njerëzve të armatosen kur i doli pushteti nga kontrolli. Tashmë kemi një partiak në zyrën e presidentit. Do bëjmë si do të bëjmë.

Çfarë duhet të bëjnë më shqiptarët për t’i dhënë pushtet një njeriu që e bënë kryeministër, kryetar kuvendi dhe president. Çfarë duhet të bëjnë për ti hequr paranojat e më shumë pushtet apo për të hequr “retë në pantallonat e Ilir Metës”. Kjo është një metaforë. Nuk mund të shpjegohet” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *