Vendosni fjalën kyçe....

Çiljeta i bashkohet Veliajt: Lali Eri është nga ata djem që di si t’ia fitojë zemrën rinisë, ma ka fituar edhe mua (Video)


Këngëtarja Çiljeta Xhilaga i është bashkuar kryebashkiakut të Tiranës Velia e fushatës së PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo mori pjesë në një takim të kryebashkiakut me të rinjtë në Kavajë ku tha se Veliaj është ndër ata djem që di si ta fitojë zemrën e rinisë dhe ia ka fituar zemrën e saj.

Gjatë fjalës së saj këngëtarja u bëri thirrje të rinjve që të ndjekin zemrën e tyre nën shëmbullin e Veliajt që i bën gjërat me zemër.

“Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Ndoshta shumë nga ju habiten që më shikojnë sot këtu por unë di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ato djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake, si politikan, ai mbi të gjitha di të jetë një njeri, me një zemër shumë të madhe. Unë sot këtu jam si Çiljeta, si artiste. Sot tek ju shoh veten time përpara shumë vitesh ku kisha plotë ëndrra dhe pasione. Kështu që ajo këshillë që do t’ju jepja është që të vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do zgjojë çdo gjë që ju t’i shkoni ëndrrave tuaja deri në fund. Sigurisht kush e shikon veten si Lali Eri i ardhshëm, që i bën gjërat me zemër, ndiqni zemrën tuaj. Nxirrni nga zemra më të mirën që ju buron sepse dashamirësia është arma më e fortë e çdo njeriu në jetë.” – tha ndër të tjera Çiljeta gjatë takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *