Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen viktimat mes bluzave të bardha, humb jetën nga Covid-19 mjeku nga Kavaja


Një tjetër mjek ka humbur jetën lidhur me pandeminë Covid-19. Bëhet fjalë për mjekun neurolog Mehmet Demrozi i cili punonte në spitalin e Kavajës.

Ai ishte shtruar prej disa ditësh në një spital privat ku ishte i intubuar po nuk ka mundur të mbijetojë. 68-vjeçari është viktima e radhës mes bluzave të bardha.

Vetëm dy muajt e fundit dhjetëra mjekë e infermierë në vend kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 ndërsa procesi i vaksinimit po ecën me ritme të ngadalta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *