Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 2 viktima dhe 4 të plagosur


Një aksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë mbrëmjen e sotme.

Aksidenti i ka marrë jetën dy personave ndërsa kanë mbetur të plagosur katër të tjerë.

Në aksident janë përfshirë 2 makina ndërsa kanë shkuar në vendngjarje autoambulanca dhe zjarrfikësja.

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë“-njofton policia.