Vendosni fjalën kyçe....

Basha del live në “Facebook” nga makina: Me kë jam tifoz dhe kush m’i zgjedh rrobat


Kryetari i PD-së Lulzim Basdha, mesditën e sotme ka zhvilluar një transmetim live në llogarinë e tij në “Facebook”, ku i ulur në sediljen e pasme të një automjeti u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, që ia lexonte një person ulur pranë tij.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të bëhen bashkë për të larguar kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.

“Fillimisht do t’i paraqes jo më shumë se dy mandate për një kryeministër. Sigurisht ka edhe fusha të tjera ku duhet të fokusohemi, ajo për arsimin e lartë, ndihma ekonomike, anulimi i koncensioneve, si edhe paketa jonë fiskale do të bëjë të mundur çlirimin e ekonomisë nga monopolet.”- tha Basha.

Ai foli për pagat, për punësimin, anulimin e koncesioneve korruptive dhe heqjen e traut në rrugën e Kombit. Pori u përgjigj gjithashtu dhe pyetjeve soft, si përshembull se me cilën skuadër futbolli është tifoz, apo me kë konsultohet për veshjen.

Kështu mësuam se Basha është tifoz me Tiranën, si dhe me Bajërin e Mynihut kur bëhet fjalë për futbollin e huaj. Po ashtu ai tha prej kohësh është mësuar me një standard dhe nuk e ndryshon, por për detaje të tjera mbi veshjet “sigurisht me gruan”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *