Vendosni fjalën kyçe....

Masat anti-Covid mbeten të njëjta, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Fluturimet me Britaninë të pezulluara edhe dy javë


Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mbajë në fuqi masat aktuale kundër Covid-19 edhe për dy javë të tjera.

Drejtuesja e Komitetit dhe zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se për marrjen e këtij vendimi, u vlerësuan me hollësi indikatorët. Një rol kishte konfirmimi se në vendin tonë po qarkullon varianti britanik i koronavirusit, i cili besohet se është më i lehtë për t’u transmetuar.

Kështu fasha orare për lëvizjen do të mbetet e njëjtë, ku ndalohet qarkullimi nga ora 20:00 në 06:00. Ndërkohë mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe.

“Por natyrisht kemi të vërtetuar dyshimin që kemi variantin e ri britanik që dihet që ka më tepër infektueshmëri dhe agresivitet dhe mendojmë që masat kanë dhënë efikasitetin e tyre dhe do vazhdojmë t’i mbajmë dhe për një periudhë kohe 2-javore po në këtë status.

Ora policore nga ora 20:00-06:00. Do vazhdojë mësimi online, për shkak dhe të numrat të të rinjve që janë rritur, edhe si rezultat i prezencës së virusit të ri, fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara dhe për një periudhë dy javore.”– tha Rakacolli.

Zv.ministrja Rakaçolli u bëri thirrje qytetarëve disa herë, që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancimin social.