Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Evropian do marrë 4 milionë doza shtesë me vaksina nga Pfizer


Komisioni Europian deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Pfizer dhe BioNTech për të ofruar 4 milionë doza shtesë të vaksinës së Covid-10 këtë muaj.  Dozat për të vaksinuar 2 milionë njerëz do ofrohen shtesë ndaj dërgesave të planifikuara, për të trajtuar zonat e nxehta të virusit, sipas zëdhënësit të komisionit Stefan de Keersmaecker(Kirshmeker).

“Komisioni ka arritur një marrëveshje me BioNTech/Pfizer për dërgesën e 4 milionë dozave shtesë të vaksinës së Covid-19 për vendet anëtare , në mënyrë që të luftojë kundër zonave të nxehta të koronavirusit. Vendet anëtare do të mund të blejnë 4 milionë doza, të cilat do jenë të disponueshme në 2 javët e ardhshem, në proporcion me popullsinë. Të gjithë këto doza do dërgohen brenda Marsit dhe janë shtesë dërgesave filletare.”

Vaksina e Pfizer dhe partnerit gjerman BioNTech, që fitoi miratim të BE në Dhjetor, ka rezultuar tejet efektive kundër të gjithë varianteve të identifikuara të koronavirusit, sipas një deklarate të komisionit.   Rritja e dërgesave këtë muaj vjen për shkak të një zgjerimi të suksesshëm të kapaciteteve të manifakturës në Europë, që u përfunduan në mes të Shkurtit.  Pfizer reduktoi në mënyrë të përkohshme dërgesat drejt BE në Janar, për shkak të punëve të ndërtimit të fabrikës në Belgjikë.  Kompania ka premtuar më parë të ofrojë një total prej 500 milionë dozave të vaksinës drejt Bashkimit Europian deri në fund të vitit 2021, me opsionin për të shtuar 100 milionë doza të tjera.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *