Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Integrimi i Shqipërisë në BE mision hyjnor, nëse si kryeministër do bashkëpunoj me opozitën


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan mision hyjnor anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe thotë se do e përfundojë atë.

Madje kryedemokrati thotë se do angazhohet që të bashkëpunojë nesër nëse do zgjidhet si kryeministër me opozitën.

Për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnor sesa të përfundoj një nga shtyllat për të cilat u themelua PD: anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofroj dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *