Vendosni fjalën kyçe....

Largime, afrime, konfirmime, zhvillimet mbi listat e deputetëve nga PD-ja dhe PS-ja


Sot në dy kampet politike kur na ndajnë edhe pak orë nga mbyllja e afatit zyrtar ka diskutime të mëdha për largimet apo konfirmimet në listat për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Jo vetëm emrat por edhe renditja është duket se po shtyn që dy forcat më të mëdha PS-ja dhe PD-ja të vonojnë në publikimin e listës përfundimtare.

Ndërkohë emrat nga dy selitë e partive më të mëdha në vend dalin me pikatore se kush largohet apo kush hyn në listë dhe në cilin qark kandidojnë edhe pse këto zëra akoma janë në kuadrin e bisedave të korridoreve ndërsa disa janë edhe zyrtarizuar.

Deri më tani duket se selia blu është një bunker i vërtetë nga i cili zor se dalin emrat se kush do jenë të përjashtuarit e mëdhenj se kush nuk do jetë në këto zgjedhje në lista deri në pasqyrën përfundimtare.

Ndërsa nga ana tjetër PS-ja duket se ka zyrtarizuar të larguarit e mëdhenj edhe nga ditët e para.

Largimet nga PS-ja

Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht të cilët e kanë pranuar edhe vetë që për zgjedhjet e 25 prillit nuk do jenë emrat e Vasilika Hysit, Besnik Bares, Alfred Pezës Sadi Vorpsit. Ndërsa ditën e sotme u konfirmua edhe largimi i Englantina Gjermenit. Një emër tjetër që përflitet se nuk do jetë në listë është i atij të Musa Ulqinit.

Emrat e rinj në PS

Dy emrat surprizë të cilët prezantoi Rama disa ditë më parë janë ata të Luljeta Bozos inxhinieres e cila pas tërmetit ishte imazhi kryesor i diskutimeve mediatike.

Një emër tjetër e cila lidhet me kryefjalën e fushatës por edhe “fatkeqësive” që ndodhën gjatë fund-mandatit të Ramës është Najda Çomo, shefja e Spitalit Infektiv dhe një nga personazhet kryesore në radhët e mjekëve për pandeminë.

Ndërsa emra të tjerë të prezantuar nga Rama janë edhe disa të rinj që nuk janë njohur më parë. Por nuk kanë munguar as emrat që deri më tani kanë qenë në nivel zëvendësministrash apo këshillash bashkiakë.

Kështu Toni Gogu Kryetari aktual i Këshillit Bashkiak të Tiranës është një emër që do garojë për deputet. Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë do futet në lista ashtu si edhe Belinda Balluku apo edhe Anila Denaj që për dy vjet kanë mbajtur postet e dy ministrive më të rëndësishme por që nuk kanë qenë deputete më parë.

Zhvillimet në kampin blu

Në partinë demokratike që pas komisionit përzgjedhës Ruli-Marku-Nishani-Mustafaj të cilët duket se “pastruan” disa nga emrat e listës Basha 2017 ditën e sotme kanë dalë disa emra të rinj të cilët mund të futen në lista apo që nuk kanë pranuar për shkak të renditjes.

Kështu sot kanë dalë emrat e Agron Gjekmarkajt dhe Flutura Açkës si persona që do jenë në lista edhe pse më parë nuk kanë qenë pjesë e procesit të Komisionit Përzgjedhës.

Ndërsa thuhet se është konfirmuar emri i Ina Zhupës në lista por që nuk dihet me saktësi qarku se ku do garojë edhe pse zëdhënësja aktuale aktivitetin politik deri më tani e ka ushtruar në Tiranë dhe të shumta kanë qenë denoncimet e saj kundrejt punëve të Bashkisë Tiranë.

Gjithashtu një emër tjetër ka dalë në media se edhe pse dukej se do ishte në listat e PD-së nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Julian Deda një mbështetës i Bashës gjatë opozitës së tij duket se nuk do jetë në lista dhe zërat janë se shkak mund të jetë bërë renditja.

Ndërsa janë konfirmuar si të sigurt emrat e aleatëve me të cilët Basha bëri koalicion për 25 prillin.

Kështu Agron Duka, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka do kenë një emër në listën për betejën e 25 prillit.

Deri në përfundimin apo në shpalljen zyrtare të listave duket se nga selitë e PS-së dhe PD-së do ketë surpriza si me emrat dhe me renditjen. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *