Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën infermieria pas injeksionit, Austria ndalon vaksinat anti-Covid të AstraZeneca


Zyrtarët austriakë të shëndetësisë kanë shënuar frenimin e përkohshëm të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca.

Ky vendim erdhi si masë paraprake ndërsa po hetojnë vdekjen e një infermiereje që bëri vaksinën. Autoritetet thonë se ata ende nuk kanë gjetur prova që lidhin vdekjen me ilaçin, megjithatë po hetojnë.

Vendimi u mor pasi një grua 49-vjeçare që bëri vaksinë vdiq më vonë si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes së gjakut.

Përveç kësaj, një grua 35-vjeçare, e cila bëri vaksinën në fjalë, zhvilloi një emboli pulmonare, një sëmundje akute e mushkërive e shkaktuar nga një mpiksje gjaku dhe është shtruar në spital.

Media lokale raportoi se dy gratë ishin infermiere që punonin në qytetin e Zëettl.

Zyra Federale e Austrisë për Sigurinë në Shëndetësi (BASG) tha në një deklaratë se dozat nga AstraZeneca nuk do të shpërndahen ose përdoren si masë paraprake.

BASG vuri në dukje se mpiksja e gjakut nuk ishte një efekt anësor i njohur i vaksinës, por u zotua të nisë një hetim gjithëpërfshirës për çështjen.

Në një deklaratë, AstraZeneca i tha agjencisë së lajmeve të Austrisë, APA, se ajo mbështeste një hetim të plotë për të kuptuar se si ndodhën incidentet ‘e pafata’. Kompania vuri në dukje se të gjitha të dhënat në dispozicion kanë treguar që vaksina e saj është ‘e sigurt dhe efektive’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *